Qarqet e thjeshta R, C, L

Ky aplet tregon një qark të thjeshtë që përmban një burim të rrymës alternative dhe do të ketë sipas zgjedhjes në panelin jeshil, një rezistencë (pa induktivitet), ose një kondensator, apo një bobinë ideale (pa rezistencë). Përveç kësaj, është lidhur në seri me to një ampermetër (i kuq) dhe në paralel një voltmetër (blu).

Poshtë, në të majtë të qarkut të vizatuar, ju shikoni paraqitjen vektoriale të tensionit dhe rrymës. Është e mundur të vëreni marrëdheniet rrymë-tension në qark dhe fazat e lëkundjeve nga pozicionet e vektorëve (tensionit me shigjetë blu dhe rrymës me shigjetë të kuqe). Projeksionet e vektorëve mbi boshtin horizontal japin vlerat e çastit të tensionit U dhe rrymës I. Poshtë, në të djathtë të qarkut të vizatuar, paraqiten grafikët e varësive të tensionit dhe rrymës nga koha t.

Butoni "Rivendos" e sjell qarkun në pozicionin fillestar. Ju mund të nisni animacionin duke shtypur butonin "Fillo". Mund ta ndaloni ose ta vazhdoni atë duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo". Në se zgjidhni opsionin "Lëvizja e ngadaltë", lëvizja do të jetë 10 herë më e ngadaltë.

Është e mundur që në kutitë tekst, të ndryshoni vlerat e frekuencës, tensionit maksimal, rezistencës aktive R, kapacitetit C ose induktivitetit L. Programi do të krijojë vlera të reja të rrymës maksimale.

This browser doesn't support HTML5 canvas!