Forca e Arkimedit në lëngjet

Ky aplet tregon një eksperiment të thjeshtë përsa i përket pluskimit në një lëng. Një trup i zakonshëm i mbajtur nga një peshore zhytet në lëng (duke zvarritur mausin të klikuar mbi të!). Në këtë rast forca e matur është e barabartë me diferencën e peshës se trupit me forcën e Arkimedit.

Ju mund të ndryshoni (brenda kufijve të caktuar) vlerat e zgjedhura të bazës së trupit, të gjatësisë dhe densitetit të lëngut duke përdorur fushën e duhur të teksit. Pasi të keni shtypur tastën "Enter", programi do t'ju tregojë vlerat e reja të thellësisë, vëllimin e zhvendosur, forcës së Arkimedit, peshën e trupit dhe forcës së matur. Supozohet se nxitimi i rënies së lirë është g = 9,81 m/s².

Nëse ju shikoni mesazhin: "Tejkalim maksimal!", kujdes! Ju duhet të zgjidhni një tjetër vlerë të përshtatshme për kushte e demostrimit.

This browser doesn't support HTML5 canvas!
Ligji i Arkimedit:
Mbi ├ždo trup të zhytur në një lëng në prehje, vepron një forcë e drejtuar vertikalisht lartë, e barabartë më peshën e lëngut të zhvendosur.