Modeli i një karosele (Forca qëndërsynuese)

Shpejtësia e një trupi në lëvizje dhe drejtimi i tij i lëvizjes mbeten të pandryshuara sipas Ligjit të parë të Njutonit (ligji i inercisë) n.q.s mbi të nuk vepron asnjë forcë. Rrethanat e lëvizjes rrethore janë të ndryshme: Në këtë rast duhet të jetë një forcë e ashtuquajtur forcë qëndërsynuese (forcë centripetale), e cila është e drejtuar nga boshti i rrotullimit. Modeli i thjeshtuar i karocelit e animom (demostron) këtë forcë.

N.q.s ju zgjidhni butonin e dytë, nga të katërt butonat e listës së gjelbërt lartë në të djathtë, për secilën nga 8 sferat e varura në karosel, vizatohet vektori i forcës së rëndesës (vektori i zi), tensioni i fijes (vektori blu) dhe vektori shumë e tyre, forca qëndërsynuese (vektori i kuq), e cila shkakton nxitimin qëndërsynues për lëvizjen rrethore.

Në plotësim të karocelës simuluese (me vektorët e forcave ose pa to), programi ofron një skicë të thjeshtë dydimensionale të vektorëve forcë, duke klikuar në butonin e tretë "Skica"; gjithashtu ai ofron vlerat e madhësive fizike që karakterizojnë lëvizjen rrethore, duke klikuar butonin e katërt "Vlerat numerike".

Nëse doni të vëzhgoni ekzaktësisht vektorët e forcave, ju mund të ndaloni rrotullimin e karoselës duke klikuar në butonin "Ndal / Rifillo" ose ta bëni rrotullimin 10 herë më të ngadaltë duke zgjedhur "Lëvizja e ngadaltë". Fusha tekst (e gjelbërt), ju bën të mundur të ndryshoni parametrat brenda kufijve të lejuar (mos harroni të shtypni tastën "Enter"!):

Shënim: Simulimi (demostrimi) merr përsipër një lëvizje rrethore me shpejtësi këndore konstante; gjithashtu, efektet e rezistencës së ajrit nuk janë marrë parasysh.

This browser doesn't support HTML5 canvas!