Lavjerrësit e lidhur

Ky simulim tregon dy lavjerrës të lidhur me një sustë, e cila ka një koefiçient elasticiteti të vogël (lidhje e dobët). Për sisteme të tilla është karakteristike që energjia e lëkundjeve lëviz në mënyrë të qëndrueshme nga njëra anë e sistemit në tjetrën.

Butoni "Rivendos" sistemin në pozicionin fillestar. Ju mund të filloni duke shtypur butonin "Fillo". Mund të ndaloni ose të vazhdoni lëkundjet e sistemit duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo". Po të zgjidhni opsionin "Lëvizja e ngadaltë", lëvizja do të jetë 10 herë më e ngadaltë. Mund të ndryshoni vendndodhjet fillestar të dy lavjerrësve, duke përdorur në fushën tekst "Pozicioni fillestar". Këndi pozitiv ose negativ tregon një shmangie nga ana e djathtë ose e majtë.

This browser doesn't support HTML5 canvas!

Ju mund të krijoni harmonika të ndryshme të sistemit duke vepruar si më poshtë:

Nëse ju shkruani në njërën nga fushat tekst për pozicionin fillestar të njërit lavjerrës, energjia e plotë e lëkundjes do të transferohet në mënyrë alternative nga lavjerrësi tjetër në lavjerrësin e përmendur të parin dhe anasjelltas. Lavjerrësi i cili në fillim ndodhej në pozicionin e mesit, lëkundet me një amplitudë rritësë; ndërsa amplituda e lavjerrësit tjetër ulet. Pas një kohe, vjen një moment, në të cilin vetëm lavjerrësi që u përmend i pari lëkundet; lavjerrësi tjetër në atë moment qëndron në pozicionin e mesit. Pas kësaj ky proçes vazhdon duke ndryshuar rolet dhe kështu me rradhë.