Dinamoja

Ky aplet tregon një gjenerator të rrymë së vazhduar, i cili për qartësi, është reduktuar në pjesët më të rëndësishme të tij. Në vend të armaturës me shumë spira dhe bërthama hekuri, është një spirë përcjellëse këndrejtë; boshti i rrotullimit të saj nuk është paraqitur.

Shigjetat e kuqe tregojnë kahun e rrymës së induktuar (nga plusi në minus). Shigjetat blu tregojnë vijat e forcës së fushës magnetike, të drejtuar nga poli north (veri) i vizatuar me të kuqe, në polin south (jug), i vizatuar me të gjelbërt. Shigjetat e zeza tregojnë forcën e Amperit, e cila vepron në përcjellësin me rrymë në fushën magnetike. Nëse ju klikoni mbi butoni "Rivendos", spira kthehet në pozicionin fillestar. Ju mund të ndaloni ose të vazhdoni lëvizjen e spirës, duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo". Mund të ndryshoni: kahun e rrymës dhe shpejtësinë e rrotumimit duke zvarritur butonin rëshqitës të shtypur, në të majtë ose në të djathtë, ndodhur poshtë "Ndrysho drejtimin".

Forca e Lorencit (Amperit) është pingule me drejtimin e rrymës dhe vijat e fushës magnetike. Drejtimi i forcës dhe kahu i saj gjenden me rregullën e dorës së majtë: Vijat e forcës e shpojnë pëllëmbën, katër gishtat vendosen sipas drejtimit të rrymës dhe gishti i madh i shtrirë tregon drejtimin dhe kahun e forcës së Amperit.

This browser doesn't support HTML5 canvas!