Një eksperiment i thjeshtë i ekuilibrit të tre forcave është dhënë këtu: Peshat janë pezull nga tre korda (fije) të lidhura. Dy prej të cilave drejtohen nga pulexhat. Tre forcat që veprojnë në nyje (shigjetat me ngjyrë) janë në ekuilibër.
Ju mund të shkuani vlerat e forcave nga 1 N në 10 N në tabelat tekst (mos harroni të shtypni "Enter"!). Vini re se secila prej forcave duhet të jetë më e vogël se shuma e dy forcave të tjera. Është e mundur të ndryshoni pozicionin e dy pulexhave duke zvarritur mausin. Paralelogrami i forcave të drejtuar lart, njëra në të majtë dhe tjetra në të djathtë (respektivisht e kuqja dhe bluja) do të vizatohet nëse ju zgjidhni mundesinë "Paralelogrami i forcave". Poshtë djathtas, ju mund të lexoni këndet e këtyre dy forcave me drejtim lart.