Gjeneratori

Ky aplet simulon një gjenerator, i cili për qartësi, është thjeshtuar në pjesët më të rëndësishme. Në vend të armaturës me shumë spira dhe bërthamës së hekurit, është një spirë përcjellëse këndrejtë; boshti i rrotullimit të gjeneratorit nuk është paraqitur.

Në cepin në të djathtë, lartë, nëse ju zgjidhni "Pa komutator", merret gjeneratori i rrymës alternative (pa zëvendësues); nëse ju zgjidhni "Me komutator", merret gjeneratori i rrymës së vazhduar (me zëvendësues). Mund të ndryshoni: kahun e rrymës dhe shpejtësinë e rrotumimit duke zvarritur butonin rëshqitës të shtypur, në të majtë ose në të djathtë, ndodhur poshtë "Ndrysho drejtimin". Ju mund të ndaloni ose të vazhdoni simulimin, duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo", por kjo nuk nënkupton një ndalim real të lëvizjes.

Dy shigjeta të zeza tregojnë drejtimin e ├žastit të lëvizjes. Shigjetat blu tregojnë vijat e forcës së fushës magnetike, të drejtuar nga poli north (veri) i vizatuar me të kuqe, polin south (jug), të vizatuar me të gjelbërt. Shigjetat e kuqe tregojnë kahun e rrymës së induktuar.

This browser doesn't support HTML5 canvas!

Falenderojmë Z. Jürgen Giesen dhe Z. Teun Koops për këshillat e tyre të vlefshme!