Rrafshi i pjerrët

Ky aplet tregon lëvizjen e trupit në rrafshin e pjerrët me shpejtësi konstante dhe forcat koresponduese që veprojnë mbi të.

Butoni "Rivendos" e sjell trupin në pozicionin e tij fillestar (jashtë pikturës). Ju mund të filloni duke shtypur butonin "Fillo". Mund të ndaloni ose të vazhdoni simulimin duke shtypur butonin "Ndalo / Rifillo".

Simulimi fillon me butonin "Forcëmatësi" të zgjedhur, ku tregohet forcëmatësi që tërheq trupin. Në se zgjidhni "Vektorët e forcave", demostrimi do t'ju tregojë forcat që ushtrohen mbi trup; vektorin e forcës së rëndesës -ngjyrë rozë me dy përbërëset e tij (parale me rrafshin-ngjyrë blu dhe pingul me të- ngjyrë e kuqe), vektorin e forcës së kundërveprimit të rrafshit-ngjyrë kafe, vektorin e forcës së fërkimit-ngjyrë të zezë dhe forcën e nevojshme për lëvizje-ngjyre jeshile.

Këndi i rrashit të pjerrët, pesha e trupit, koefiçienti i fërkimit, mund të ndryshohen brenda kufijve të lejuara. Apleti do të llogarisë madhësitë e forcave të përmendura.

Shqyrtoni si raste të veçanta:

This browser doesn't support HTML5 canvas!