Interferenca e dy valë rrethore ose sferike

Ky aplet tregon inerferencën e dy valëve respektivisht rrethore dhe sferike (p.sh të valëve të ujit ose të atyre të zërit). Valët e prodhuara nga dy burime lëkunden me të njejtën fazë.

Ju mund të vëreni dy rastet ekstreme të mëposhtme:

Në ato pika, ku diferenca e rrugëve Δs është një shumëfish i plotë i gjatësive të valëve λ, valët arrijnë në të njejtën fazë: Kjo do të thotë që respektivisht maksimumet e valëve (rrathët e zi) dhe gjithashtu minimumet e tyrë (rrathët gri), gjithmonë arrijnë në të njejtën kohë. Në këtë rast amplituda e valës rezultante ka vlerë maksimale. Pikat në këtë cilësi ndodhen në sipërfaqet respektive të lakoreve të kuqe të vizatuara.

Në ato pika, ku diferenca e rrugëve Δs është një numër tek gjysmëgjatësish vale λ, ka kushte të kundërta: Në atë pika të vendosura në lakoren blu ka maksimum të njërës valë, kur respektivisht vjen në të njejtën kohë minimumi i valës tjetër. Kështu që vala rezultante ka amplitudë minimale.

Butoni "Ndal / Rifillo" i apletit, bën të mundur të ndalojë ose të vazhdojë simulimi (demostrimi). Nëse zgjidhni opsionin "Lëvizja e ngadaltë", animacioni (lëvizja) do të bëhet 5 herë më i ngadaltë. Ju mund të ndryshoni distancën ndërmjet dy burimeve dhe gjatësinë e valës duke ndryshur vlerat në fushën tekst (mos harroni të shtypni tastën "Enter"!). Poshtë, programi tregon diferencën e rrugëve Δs të pikës ngjyrë violet. Pozicionin e pikës violet mund ta ndryshoni duke klikuar mbi të dhe zvarritur butonin e majtë të mausit përgjatë fushës së verdhë. Nëse pika violet ndodhet mbi lakoren e kuqe, poshtë fjalëve "Diferenca e rrugëve", programi jep mesazhin: Interferenca konstruktive (amplituda maksimale). Nëse pika violet ndodhet mbi lakoren blu, programi jep mesazhin: Interferenca destruktive (amplituda minimale).

This browser doesn't support HTML5 canvas!