Fusha magnetike
e një përcjellësi drejtvizor me rrymë

Një rrymë elektrike prodhon fushë magnetike. Ky aplet simulon lidhjen e fushës magnetike, me kalimin e rrymës në një përcjellës drejtvizor me rrymë. Një rrymë e madhe kalon përgjatë përcjellësit vertikal. Ju mund të ndryshoni kahun e rrymës duke klikuar mbi butonin e kuq "Ndrysho kahun e rrymës". Shënjat +, − në skajet e përcjellësit, simbolizojnë polet e baterisë të lidhur me të. Kahu i rrymës tregohet nga shigjeta e kuqe. Vëreni se lëvizja e elektroneve (pikat e zeza) bëhet në kahun e kundërt me atë të rrymës!

Gjilpëra magnetike (shigjeta e busullës) tregon kahun e vijave të forcës të fushës magnetike (në ngjyrë blu). Ju mund të lëvizni gjilpërën, duke klikuar mbi mbajtësen rozë të saj dhe të zvarrisni mausin me butonin e majtë të shtypur. Poli north (Veri) është paraqitur me të kuqe, ndërsa poli south (jug) me jeshile. Në këtë simulim është neglizhuar ndikimi i fushës magnetike të Tokës.

This browser doesn't support HTML5 canvas!

Vijat e forcës së fushës magnetike të krijuara nga përcjellësi drejtvizor me rrymë, formojnë rrathë bashkqëndrorë me qëndra përgjatë përcjellësit. Kahu i vijave të forcës përcaktohet me anën e rregullës së dorës së djathë: Përcjellësi përfshihet nga pëllëmba e djathtë, në mënyrë që gishti i madh, i shtrirë të tregojë kahun e rrymës, gishtat e tjerë të përkulur, të tregojnë kahun e vijave të forcës.