Lëvizja e predhës

Ky aplet demostron lëvizjen e një predhe.

Butoni "Rivendos" e sjell predhën në pozicionin e saj fillestar. Ju mund të filloni, të ndaloni ose të vazhdoni lëvizjen e predhës duke shtypur butonët e tjerë. Në se zgjidhni opsionin "Lëvizja e ngadaltë", lëvizja do të jetë 10 herë më e ngadaltë. Mund të ndryshoni (brenda kufijve të lejuara), vlerat e lartësisë fillestare, shpejtësisë fillestare, këndin e hedhjes (pjerrësisë), masën e predhës dhe nxitimin e rënies së lirë.

Ju mund të zgjidhni "Vendndodhja", për të marrë informacion mbi ndryshimin e kordinatave (x,y) gjatë lëvizjes së predhës; të zgjidhni "Shpejtësia" për të marrë informacion mbi ndryshimin e komponentëve të vektorit të shpejtësisë dhe vlerave të tyre (vx, vy); të zgjidhni "Nxitimi" për të marrë informacion mbi ndryshimin e vektorit të nxitimit; të zgjidhni "Forca" për të marrë informacion mbi ndryshimin e vektorit të forcës; të zgjidhni "Energja" për të marrë informacion mbi ndryshimin e energjisë potenciale, kinetike dhe energjisë mekanike.

Efekti frenues i rezistencës së ajrit nuk është marrë parasysh.

This browser doesn't support HTML5 canvas!