Teleskopi astronomik përthyes

Ky aplet simulon një teleskopin astronomik përthyes të thjeshtë. Ai përbëhet nga dy thjerra, të cilat quhen objektivi dhe okulari. Në rastin e gypit (teleskopit) astronomik objekti është shumë larg, prandaj rrezet e dritës që vijnë nga e majta, janë paralele. Ato përthyhen nga objektivi e okulari dhe më pas arrijnë tek syri i njeriut (nga ana e djathtë e okularit). Nëse largësia fatrore e objektivit f1 është më e madhe se largësia vatrore e okularit f2, teleskopi astronomik prodhon një shëmbëllim të zmadhuar të përmbysur.

Është e mundur të ndryshoni largësitë vatrore të objektivit dhe largësitë vatrore të okularit nga 0,05 m deri në 0,5 m, duke përdorur fushat-tekst. (mos harroni të shtypni tastën "Enter"!). Përveç kësaj, ju mund të modifikoni drejtimin e rrezeve nga zvarritja e mausit. Programi do të llogarisi këndet midis rrezeve të dritës dhe boshtit optik kryesor për objektivin e okularin (shënuar me ngjyrë blu dhe jeshile), gjithashtu edhe zmadhimin. Si një shembull, apleti tregon gjashtë yjet më të ndritshme të Pleiades, vështruar me sy të lirë (disku i zi në të majtë) dhe yjet e vështruar nëpërmjet teleskopit (disku i zi në të djathtë).

This browser doesn't support HTML5 canvas!

Vërtetohet se zmadhimi i teleskopit jepet me formulën (për këndet e vogla):

v = − f1 / f2

v .... Zmadhimi
f1 ... Largësia vatrore e objektivit
f2 ... Largësia vatrore e okularit