Rezultantja e forcave (Shuma e vektorëve)

Ky aplet merret me forcat që veprojnë mbi një trup (që merret si pikë). Ju mund të ndryshoni numrin e forcave që veprojnë mbi trup duke përdorur kutinë e zgjedhjeve në anën e djathtë, "Numri i forcave". Mund edhe të ndyshoni modulet dhe drejtimet e këtyre forcave (shigjetat blu). Për këtë, duke mbajtur të shtypur butonin e majtë të mausit, zvarrisni kokat e shigjetave deri tek vendi i dëshiruar.

Në se dëshironi të dini forcën rezultante të forcave që veprojnë mbi trup, ju duhet të klikoni mbi butonin "Gjej rezultanten". Programi do t'ju tregojë rrëshqitjen paralele me veten e vetë, të shigjetave (vektorëve të forcave që mblidhen) dhe pastaj vizatimin e shigjetes së kuqe, që është forca rezultante. Ky ndërtim mund të pastrohet (të fshihet nga ekrani), me anë të një klikimi të mausit në butonin "Fshih ndërtimin".

This browser doesn't support HTML5 canvas!