Një shembull i bymimit të kohës

Një anije kozmike po fluturon nëpër një distancë prej 5 orë drite, p.sh. nga Hëna tek Plutoni. Mund të zvogëlohet shpejtësia e anijes ose të rritet shpejtësia e saj duke shtypur butonet përkatëse. Butoni "Rivendos" sjell anijen në pozicionin fillestar, ndërsa mund të nisni animacionin duke shtypur butonin "Fillo". Ju mund të ndaloni ose të vazhdoni lëvizjen e anijes duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo". Apleti tregon se ora në anijen kozmike ecëm më ngadalë se dy orët e sistemit ku Toka dhe Plutoni janë në prehje.

This browser doesn't support HTML5 canvas!

Formula:

Formula

t' ... koha e matur nga ora e anijes kozmike
t  ... koha e matur nga orët e sitemit të referimit Tokë-Pluton
v  ... shpejtësia relative e anijes kozmike në lidhje me sistemin e referimit Tokë-Pluton
c  ... shpejtësia e dritës

Vërejtje:

  1. Në mënyrë të thjeshtuar është pranuar një sistem inercial referimi në të cilin nuk lëvizin Toka dhe Plutoni. Lëvizja e dy planeteve rreth Diellit nuk është marrë parasysh.
  2. Po të bazohemi në një përfundim të rëndësishëm të teorisë së relativitetit, për një vëzhgues në sistemin Tokë-Pluton, do të shikonte anijen kozmike të shkurtohej sipas drejtimit të lëvizjes. E ashtuquajtura Tkurrje e Lorencit nuk është marrë parasysh në mënyrë që të mundësohet leximi i orës së anijes hapësinore.