Qarqet e thjeshta R, C, L

Ky aplet tregon njė qark tė thjeshtė qė pėrmban njė burim tė rrymės alternative dhe do tė ketė sipas zgjedhjes nė panelin jeshil, njė rezistencė (pa induktivitet), ose njė kondensator, apo njė bobinė ideale (pa rezistencė). Pėrveē kėsaj, ėshtė lidhur nė seri me to njė ampermetėr (i kuq) dhe nė paralel njė voltmetėr (blu).

Poshtė, nė tė majtė tė qarkut tė vizatuar, ju shikoni paraqitjen vektoriale tė tensionit dhe rrymės. Ėshtė e mundur tė vėreni marrėdheniet rrymė-tension nė qark dhe fazat e lėkundjeve nga pozicionet e vektorėve (tensionit me shigjetė blu dhe rrymės me shigjetė tė kuqe). Projeksionet e vektorėve mbi boshtin horizontal japin vlerat e ēastit tė tensionit U dhe rrymės I. Poshtė, nė tė djathtė tė qarkut tė vizatuar, paraqiten grafikėt e varėsive tė tensionit dhe rrymės nga koha t.

Butoni "Rivendos" e sjell qarkun nė pozicionin fillestar. Ju mund tė nisni animacionin duke shtypur butonin "Fillo". Mund ta ndaloni ose ta vazhdoni atė duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo". Nė se zgjidhni opsionin "Lėvizja e ngadaltė", lėvizja do tė jetė 5 herė mė e ngadaltė.

Ėshtė e mundur qė nė kutitė tekst, tė ndryshoni vlerat e frekuencės, tensionit maksimal, rezistencės aktive R, kapacitetit C ose induktivitetit L. Programi do tė krijojė vlera tė reja tė rrymės maksimale.

 

 
Fizika
Aplete Fizike

URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/accircuit_al.htm
© Walter Fendt, 13 qershor 1998
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 9 qershor 2006

Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007