Modeli i njė karosele
(Forca qėndėrsynuese)

Shpejtėsia e njė trupi nė lėvizje dhe drejtimi i tij i lėvizjes mbeten tė pandryshuara sipas Ligjit tė parė tė Njutonit (ligji i inercisė) n.q.s mbi tė nuk vepron asnjė forcė. Rrethanat e lėvizjes rrethore janė tė ndryshme: Nė kėtė rast duhet tė jetė njė forcė e ashtuquajtur forcė qėndėrsynuese (forcė centripetale), e cila ėshtė e drejtuar nga boshti i rrotullimit. Modeli i thjeshtuar i karocelit e animom (demostron) kėtė forcė.

N.q.s ju zgjidhni butonin e dytė, nga tė katėrt butonat e listės sė gjelbėrt lartė nė tė djathtė, pėr secilėn nga 8 sferat e varura nė karosel, vizatohet vektori i forcės sė rėndesės (vektori i zi), tensioni i fijes (vektori blu) dhe vektori shumė e tyre, forca qėndėrsynuese (vektori i kuq), e cila shkakton nxitimin qėndėrsynues pėr lėvizjen rrethore.

Nė plotėsim tė karocelės simuluese (me vektorėt e forcave ose pa to), programi ofron njė skicė tė thjeshtė dydimensionale tė vektorėve forcė, duke klikuar nė butonin e tretė "Skica"; gjithashtu ai ofron vlerat e madhėsive fizike qė karakterizojnė lėvizjen rrethore, duke klikuar butonin e katėrt "Vlerat numerike".

Nėse doni tė vėzhgoni ekzaktėsisht vektorėt e forcave, ju mund tė ndaloni rrotullimin e karoselės duke klikuar nė butonin "Ndal / Rifillo" ose ta bėni rrotullimin 10 herė mė tė ngadaltė duke zgjedhur "Lėvizja e ngadaltė". Fusha tekst (e gjelbėrt), ju bėn tė mundur tė ndryshoni parametrat brenda kufijve tė lejuar (mos harroni tė shtypni tastėn "Enter"!):

Shėnim: Simulimi (demostrimi) merr pėrsipėr njė lėvizje rrethore me shpejtėsi kėndore konstante; gjithashtu, efektet e rezistencės sė ajrit nuk janė marrė parasysh.

 

 
Fizika
Aplete Fizike

URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/carousel_al.htm
© Walter Fendt, 10 mars 1999
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 9 gusht 2006

Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007