Nė kėtė simulim shtypja (trysnia) hidrostatike matet me njė U-tub manometėr. Nė pjesėn e sipėrme tė zonės sė ngjyrosur me tė kuqe ndodhet njė membranė, e cila deformohet nė varėsi tė trysnisė sė ushtruar. Si rrjedhim, trysnia e ajrit nė tubin lidhės (ngjyrė rozė) rritet, aq sa lėngu ulet nė tė majtė tė tubit nė formė U dhe ngrihet nė tė djathtė tė tij. Diferenca e nivelit tė lėngut nė U-tubin manometėr mat trysninė hidrostatike.
Vėrejtje 1: Supozohet se lėngu nė tubin nė formė U-je ėshtė i njejtė me
atė nė enė.
Vėrejtje 2: Vini re se ėshtė regjistruar vetėm shtypja (trysnia) hidrostatike e
lėngut, dhe jo trysni e ajrit!
Problemi i kėtij eksperimenti tė simuluar ėshtė lidhja midis thellėsisė h, dėndėsisė r dhe shtypjes
hidrostatike p. Ju mund
tė ngrini ose ulni manometrin duke klikuar mbi tė, me anė tė butonit tė majtė tė
mausit dhe e zvarritni atė tė shtypur, lartė/poshtė. Nė tė djathtė, ju mund tė
zgjidhni njė nga shumė lėngjet nė "Lėng". Pėrveē kėsaj ju mund tė shkruani
vlerat e dėndėsisė dhe thellėsisė nė fushėn teks. Nė tė
djathtė, mė poshtė, aplikimi do tė tregojė shtypjen hidrostatike.
(1 hPa = 1 Hektopascal = 100 Pa = 100 N/m2)
Ju mund tė shikoni se shtypja hidrostatike e ujit (water) rritet mė rreth 1 hPa pėr ēdo cm thellėsi.
| p = g r h |
p ... shtypja hidrostatike e lėngut
g ... nxitimi i rėnies sė lirė
r ... dėndėsia e lėngut
h ... thellėsia
|
| Aplete Fizike |
URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/hydrostpr_al.htm
© Walter Fendt, 3 shkurt 1999
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 20 prill 2006
Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007