Interferenca e dy valė rrethore ose sferike

Ky aplet tregon inerferencėn e dy valėve respektivisht rrethore dhe sferike (p.sh tė valėve tė ujit ose tė atyre tė zėrit). Valėt e prodhuara nga dy burime lėkunden me tė njejtėn fazė.

Ju mund tė vėreni dy rastet ekstreme tė mėposhtme:

Nė ato pika, ku diferenca e rrugėve Δs ėshtė njė shumėfish i plotė i gjatėsive tė valėve λ, valėt arrijnė nė tė njejtėn fazė: Kjo do tė thotė qė respektivisht maksimumet e valėve (rrathėt e zi) dhe gjithashtu minimumet e tyrė (rrathėt gri), gjithmonė arrijnė nė tė njejtėn kohė. Nė kėtė rast amplituda e valės rezultante ka vlerė maksimale. Pikat nė kėtė cilėsi ndodhen nė sipėrfaqet respektive tė lakoreve tė kuqe tė vizatuara.

Nė ato pika, ku diferenca e rrugėve Δs ėshtė njė numėr tek gjysmėgjatėsish vale λ, ka kushte tė kundėrta: Nė atė pika tė vendosura nė lakoren blu ka maksimum tė njėrės valė, kur respektivisht vjen nė tė njejtėn kohė minimumi i valės tjetėr. Kėshtu qė vala rezultante ka amplitudė minimale.

Butoni "Ndal / Rifillo" i apletit, bėn tė mundur tė ndalojė ose tė vazhdojė simulimi (demostrimi). Nėse zgjidhni opsionin "Lėvizja e ngadaltė", animacioni (lėvizja) do tė bėhet 5 herė mė i ngadaltė. Ju mund tė ndryshoni distancėn ndėrmjet dy burimeve dhe gjatėsinė e valės duke ndryshur vlerat nė fushėn tekst  (mos harroni tė shtypni tastėn "Enter"!). Poshtė, programi tregon diferencėn e rrugėve Δs tė pikės ngjyrė violet. Pozicionin e pikės violet mund ta ndryshoni duke klikuar mbi tė dhe zvarritur butonin e majtė tė mausit pėrgjatė fushės sė verdhė. Nėse pika violet ndodhet mbi lakoren e kuqe, poshtė fjalėve "Diferenca e rrugėve", programi jep mesazhin: Interferenca konstruktive (amplituda maksimale). Nėse pika violet ndodhet mbi lakoren blu, programi jep mesazhin: Interferenca destruktive (amplituda minimale).

 

 
Fizika
Aplete Fizike

URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/interference_al.htm
© Walter Fendt, 22 maj 1999
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 14 janar 2007

Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007