Ligji i parė i Keplerit

Cila ėshtė forma e orbitės sė njė planeti? Astronomėt qė nga Ptolemeu tek Koperniku kishin njė pėrgjigje tė qartė (por tė gabuar) pėr kėtė pyetje: Njė planet lėviz sipas njė rrethi ose tė paktėn sipas njė orbite e cila mund tė shpjegohet duke e supozuar si lėvizje rrethore. Ishte  Johan Kepler  qė i dha fund kėsaj ideje tė gabuar nė 1609. Ai pasi kishte analizuar tė dhėnat e sakta vėzhguese tė Tycho Brahe, gjeti se orbitat e planeteve janė eliptike. Pikat e elipsit karakterizohen nga vetia qė shuma e e distancave tė tyre nga tė ashtuquajtura vatra, ėshtė konstante.

Ligji i parė i Keplerit: Planetet qarkullojnė rreth Diellit nė orbita eliptike, nė njė nga vatrat e tė cilave ndodhet Diellit.

Apleti i mėposhtėm demostron kėtė ligj. Njė planet (blu) mund tė zhvendoset duke mbajtur tė shtypur butonin e mausit dhe lėvizur atė, nė orbitėn e tij rreth Diellit (i kuq). Nė tė djathtė lart tė listės sė gelbėrt ju mund tė zgjidhni njė nga 9 planetet ose Kometėn Hallei. Pėr tė shtuar, eshtė e mundur tė shqyrtoni orbitėn e njė trupi imagjinar qiellor duke vendosur vlerat koresponduese nė "Gjysmėboshti i madh" dhe "Jashtėqėndėrsia" (ose tė paktėn tek njėra prej tyre). Ky progmam do tė llogaris gjatėsinė e boshtit tė vogėl, distancėn mė tė vogėl dhe distancėn mė tė madhe tė trupit qiellor nga Dielli. Kėto distanca (gjatėsi) janė dhėnė nė njesi astronomike (AU). 1 AU = 1.49597870 x 1011 m ėshtė pėrcaktuar si distanca mesatare ndėrmjet Tokės dhe Diellit. Djathtas nė fund tė listės sė gjelbėrt, ju mund tė zgjidhni orbitat eliptike, boshtet e elipsit, pėrkatėsisht vijat lidhėse midis trup qiellor dhe vatrave F e F', qė do tė vizatohen.

 

 
Fizika
Aplete Fizike

URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/keplerlaw1_al.htm
© Walter Fendt, 25 mars 2000
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 5 dhjetor 2006

Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007