Fusha magnetike
e njė pėrcjellėsi drejtvizor me rrymė

Njė rrymė elektrike prodhon fushė magnetike. Ky aplet simulon lidhjen e fushės magnetike, me kalimin e rrymės nė njė pėrcjellės drejtvizor me rrymė. Njė rrymė e madhe kalon pėrgjatė pėrcjellėsit vertikal. Ju mund tė ndryshoni kahun e rrymės duke klikuar mbi butonin e kuq "Ndrysho kahun e rrymės". Shėnjat +, − nė skajet e pėrcjellėsit, simbolizojnė polet e baterisė tė lidhur me tė. Kahu i rrymės tregohet nga shigjeta e kuqe. Vėreni se lėvizja e elektroneve (pikat e zeza) bėhet nė kahun e kundėrt me atė tė rrymės!

Gjilpėra magnetike (shigjeta e busullės) tregon kahun e vijave tė forcės tė fushės magnetike (nė ngjyrė blu). Ju mund tė lėvizni gjilpėrėn, duke klikuar mbi mbajtėsen rozė tė saj dhe tė zvarrisni mausin me butonin e majtė tė shtypur. Poli north (Veri) ėshtė paraqitur me tė kuqe, ndėrsa poli south (jug) me jeshile. Nė kėtė simulim ėshtė neglizhuar ndikimi i fushės magnetike tė Tokės.

Vijat e forcės sė fushės magnetike tė krijuara nga pėrcjellėsi drejtvizor me rrymė, formojnė rrathė bashkqėndrorė me qėndra pėrgjatė pėrcjellėsit. Kahu i vijave tė forcės pėrcaktohet me anėn e rregullės sė dorės sė djathė: Pėrcjellėsi pėrfshihet nga pėllėmba e djathtė, nė mėnyrė qė gishti i madh, i shtrirė tė tregojė kahun e rrymės, gishtat e tjerė tė pėrkulur, tė tregojnė kahun e vijave tė forcės.

 

 
Fizika
Aplete Fizike

URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/mfwire_al.htm
© Walter Fendt, 18 shtator 2000
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 14 janar 2007

Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007