Eksperimenti i Ligjit tė dytė tė Njutonit

Kjo aplet java simulon njė tribometėr, i cili pėrdoret pėr ekperimentimin e lėvizjes me nxitim konstant. Vagoni me masė M me anė tė njė filli shumė tė lehtė lidhet me ngarkesėn e varur m. Forca qė ushtron filli i shkakton vagonit nxitimin a. Nxitimi i rėnies sė lirė merret 9.81 m/s2.

Masa e vagonit M, vlera e masės sė varur m dhe koefiēienti i fėrkimit μ mund tė ndryshojnė brenda kufijve tė lejuara.

Pėr njė matje duhet tė rregulloni distancėn e matjes (nga pozicioni fillestar deri tek pengesa e dritės LB, me saktėsi 5 mm). Me shtypjen e mausit mbi buton "Fillo", nis animacioni dhe llogaritja e kohės nga ora dixhitale me saktėsi 1 ms. Gjatė lėvizjes njė pikė e kuqe nė diagramin t-s (grafiku i varėsisė sė zhvendosjes nga koha), tregon pėr atė ēast zhvendosjen e kryer. Nė ēastin e mbarimit tė kohės, ēifti i vlera do tė shėnohet nė diagramė. Pas njė klik mbi butonin "Regjistro matjen" tė dhenat do tė regjistrohen nė listėn "Matjet:". Njė seri matjesh me tė njejtat parametra, nuk mund tė pėrmbajnė mė shumė se 10 matje.

Formulat e mėposhtme:

Zbatimi i ligjit tė dytė tė Njutonit:

formula 1

a ... nxitimi
m ... masa e trupit tė varur
g ... nxitimi i rėnies sė lirė
μ ... koefiēienti i fėrkimit
M ... masa e vagonit

Lėvizja me nxitim konstant dhe shpejtėsi fillestare 0:

formula 2

s ... zhvendosja
a ... nxitimi
t ... koha


 
Fizika
Aplete Fizike

URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/n2law_al.htm
© Walter Fendt, 23 dhjetor 1997
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 12 tetor 2006

Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007