Fotoefekti

Pllaka e zinkut e ngarkuar negativisht lėshon ngarkesėn e saj, n.q.s. ajo ėshtė nėn veprimin e njė rrezatimi ultravjollcė. Ky fenomen u quajt fotoefekt.

Studimet e shumta tė asaj kohe, provuan qė fotoefekti ndodhte gjithashtu edhe me metale tė tjera, me kusht qė gjatėsia e valės sė dritės tė ishte shumė e shkurtėr. Fotoefekti u studiua sipas disa kufijsh gjatėsi valėsh, tė cilat ishin specifike tė metalit. Veēanėrisht fakti qė drita me gjatėsi tė mėdha valėsh nuk kishte efekt tek tė gjitha metalet, megjithėse ėshtė mjaft intensive, u shfaq misteriozisht pėr shkencarėt.

Albert Ajnshtajni dha shpjegimet e tij nė vitin 1905: Drita pėrbėhet nga kuante (fotone) dhe energjia e njė fotoni ėshtė nė pėrpjestim tė drejtė me frekuencėn e dritės. Nevojitet njė farė minimumi sasie energjie pėr tė larguar njė elektron nga sipėrfaqja e pllakės sė metalit (puna e daljes W). N.q.s. energjia e njė fotoni ėshtė mė e madhe se kjo vlerė, elektoni mund tė emetohet (lėshohet). Nga ky shpjegim ekuacioni i mėposhtėm rrjedh:

Ekin   =   h f   −   W

Ekin ... energjia kinetike maksimale e njė elektoni tė emetuar
h ..... konstantja e Plankut (6.62 x 10-34 J.s)
f ..... frekuenca
W ..... puna e daljes (work function)

Ky aplet simulon njė eksperiment pėr tė pėrcaktuar konstanten e Plankut dhe punėn e daljes: Njė vijė e vetme spektrale depėrton jashtė nga drita e llampės sė mėrkurit. Kjo dritė bie mbi katodėn (C) tė njė fotocelule, ku mund tė shkėpus ose jo elektrone. Tė gjitha elektronet e shkėputura nė njesinė e kohės nga katoda arrijnė nė anodė (A). Kur tensioni U ndėrmjet katodės dhe anodės bėhet zero, njė pjesė e elektroneve tė shkėputura nė sajė tė energjisė kinetike qė zotėrojnė, arrijnė nė anodė dhe nėpėr qark kalon njėfarė rryme (shikoni shigjetėn e matėsit tė kuq). Kjo rrymė bėhet zero duke zbatuar njė tension tė kundėrt (tension frenimi) U tė tillė qė:  Ekin = e · U  Matėsi blu tregon madhėsinė e tensionit tė kundėrt, tė cilėn mund ta ndryshoni duke zvarritur majtas / djathtas mausin e shtypur mbi butonin rėshqitės "Tensioni i frenimit" tė panelit jeshil nė tė djathtė.

Gjithashtu, paneli (tablloja) nė tė djathtė ju lejon: tė ndryshoni materialin e katodės, tė ndryshoni gjatėsinė e valės - nė "Vija spektrale (Hg)". Pėrfundimet e matjeve vizatohen nė diagramėn e varėsisė sė tensionit U nga frekuenca f. (poshtė apletit nė tė majtė). Pėr tė hequr nga grafiku matjet e hedhura, klikoni mbi butonin "Fshih matjet".

Vlerėsimi i tre serive tė matjeve nga grafiku, do tė rezultojė nė tre vija paralele. Duke shfrytėzuar pjerrėsinė e kėtyre vijave, mund tė llogarisni konstanten e Plankut h. Shtojmė, se ju mund tė lexoni punėn e daljes A tė katodės pėrkatėse (nė elektonvolt eV), direkt nga prerja e vijės sė ndėrtuar nga vlerat e matjes, me boshtin vertikal.

 

 
Fizika
Aplete Fizike

URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/photoeffect_al.htm
© Walter Fendt, 20 shkurt 2000
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 2 tetor 2006

Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007