Valėt e qėndrueshme gjatėsore

Ky aplet demostron harmonikat e ajrit nė njė tub si shėmbull i valėve tė qėndrueshme gjatėsore. Ai ilustron lėvizjen lėkundėse tė molekulave nė ajėr. (Nė tė vėrtetė grimcat lėvizin nė distanca shumė mė tė shkurtra dhe lėvizja ėshtė shumė e shpejtė). Nyjet, d.m.th. vendet ku molekulat nuk lėvizin shėnohen me "N". "A" nėnkupton njė bark, d.m.th. vendet ku grimcat lėkunden me amplitudė maksimale. Vini re se nė anėn (skajin) e hapur tė tubit, kemi gjithmonė njė bark; ndėrsa nė anėn e mbyllur tė tubit, kemi gjithmonė njė nyje!

Ju mund tė zgjidhni formėn e tubit duke pėrdorur butonat pėrkatėse: "tė dyja anėt e hapura", "njėra anė e hapur" dhe "tė dyja anėt e mbyllura". Ėshtė e mundur tė ndryshoni pėr njė harmonikė tjerėr duke shtypur respektivisht, butonin "Mė e ulėt", pėr tė ulur frekuencėn dhe butoni "Mė e lart", pėr tė rritur frekuencėn. Apleti tregon ngritjen e harmonikave deri nė harmonikėn e pestė mė tė lartė.

Nėse ju shkruani njė vlerė tė re pėr gjatėsinė e tubit nė kutinė e fushės sė teksit dhe shtypni tastėn "Enter", apleti do tė llogarisi gjatėsine e valės λ dhe frekuencėn. Shpejtėsia e zėrit do tė merret 343.5 m/s, qė i pėrket temperaturės 20 °C. Ndikimi i diametrit tė gypit nuk merret parasysh.

 

 
Fizika
Aplete Fizike

URL: http://www.walter-fendt.de/ph14al/stlwaves_al.htm
© Walter Fendt, 8 qershor 1998
© Versioni nė shqip: Arten Shuqja, 14 janar 2007

Ndryshimi i fundit: 13 korrik 2007