Teoria e Borit për atomin e Hidrogjenit

Bori bashkoi idetë e Radherfordit mbi bërthamën dhe idetë e Plankut e të Ajnshtajnit mbi kuantet e energjisë dhe fotonet për të shpjeguar qëndrueshmërinë dhe spektrin e atomit të hidrogjenit mbi bazën e dy postulateve të tij, duke arritur në kuantizimin e vlerave të energjisë së elektonit në atom.

Ky aplet ilustron atomin e hidrogjenit sipas modelit grimcor dhe atij valor. Ju mund të zgjidhni numrin kuantik themelor n. Pjesa në të djathtë e grafikut përfaqëson nivelet energjitike në atom. Poshtë grafikut mund të lexoni vlerën e rrezes së orbitës r dhe energjinë e plotë perkatese E.

Në se ju provoni të ndryshoni rrezen e orbitës duke mbajtur butoni e mausit të shtypur, kjo do të çoj në përgjithësi në një gjendje stacionare të paqëndrueshme. Për opsionin "Modeli valor": Vija e valëzuar jeshile, e cila simbolizon valën e De Brojlit, nuk do të mbyllet në të shumtën e rasteve. Vetëm në qoftëse perimetri i rrethit është shumfish i gjysmëgjatësive së valës, merret vala stacionare.

This browser doesn't support HTML5 canvas!