Ky aplet përfshin rastet më eksteme të një proçesi përplasjes të ilustruara me dy karroca: Për një përplasje elastike është karakteristike se shuma e energjive kinetike të trupave mbetet konstante. Pas një përplasje idealisht joelastike, të dy trupat kanë të njejtën shpejtësi; shuma e energjive kinetike të tyre, është më e vogël në krahasim me vlerën fillestare, sepse një pjesë e saj shdërohet në energji termike (nxehtësi).
Impulsi i përgjithshëm i dy trupa që marrin pjesë ruhet sido qoftë përplasja elastike ose joelastike. Lëvizja e qëndrës gravitacionale të përbashkët të dy trupave (e treguar me njollë të verdhë), nuk influencohet nga proçesi i përplasjes.
Ju mund të zgjidhni simulimin (demostrimin) e një përplasje elastike, duke klikuar lartë në të djathtë, mbi butonin "Goditje elastike"; ose mund të zgjidhni simulimin e një përplasje joelastike duke klikuar mbi butonin "Goditje joelestike". Butoni "Rivendos" i kthen karrocat në pozicionin fillestar; Animacioni fillon me një të klikuar të mausit në butonin "Fillo". Në se zgjidhni opsionin "Lëvizja e ngadaltë", lëvizja do të jetë 10 herë më e ngadaltë.
Ju mund të shkruani për karocat 1 dhe 2 vlerat e masave dhe vlerat e shpejtësive të tyre fillestare në kutitë tekst. Vlerat pozitive (negative) të shpejtësisë, përcaktojnë lëvizjen e karrocave nga e djathta (e majta). Inputet ekstreme ndryshojnë automatikisht.
Në varësi të butonit të shtypur (poshtë në të djathtë) apleti do të ilustrojë shpejtësitë, impulset dhe energjitë kinetike të karocave.