Shtypja Hidrostatike në lëngjet

Në këtë simulim shtypja (trysnia) hidrostatike matet me një U-tub manometër. Në pjesën e sipërme të zonës së ngjyrosur me të kuqe ndodhet një membranë, e cila deformohet në varësi të trysnisë së ushtruar. Si rrjedhim, trysnia e ajrit në tubin lidhës (ngjyrë rozë) rritet, aq sa lëngu ulet në të majtë të tubit në formë U dhe ngrihet në të djathtë të tij. Diferenca e nivelit të lëngut në U-tubin manometër mat trysninë hidrostatike.

Vërejtje 1: Supozohet se lëngu në tubin në formë U-je është i njejtë me atë në enë.
Vërejtje 2: Vini re se është regjistruar vetëm shtypja (trysnia) hidrostatike e lëngut, dhe jo trysni e ajrit!

Problemi i këtij eksperimenti të simuluar është lidhja midis thellësisë h, dëndësisë ρ dhe shtypjes hidrostatike p. Ju mund të ngrini ose ulni manometrin duke klikuar mbi të, me anë të butonit të majtë të mausit dhe e zvarritni atë të shtypur, lartë/poshtë. Në të djathtë, ju mund të zgjidhni një nga shumë lëngjet në "Lëng". Përveç kësaj ju mund të shkruani vlerat e dëndësisë dhe thellësisë në fushën teks. Në të djathtë, më poshtë, aplikimi do të tregojë shtypjen hidrostatike.
(1 hPa = 1 Hektopascal = 100 Pa = 100 N/m2)

This browser doesn't support HTML5 canvas!

Ju mund të shikoni se shtypja hidrostatike e ujit (water) rritet më rreth 1 hPa për çdo cm thellësi.

p   =   g ρ h

p ... shtypja hidrostatike e lëngut
g ... nxitimi i rënies së lirë
ρ ... dëndësia e lëngut
h ... thellësia