Ligji i parë i Keplerit

Cila është forma e orbitës së një planeti? Astronomët që nga Ptolemeu tek Koperniku kishin një përgjigje të qartë (por të gabuar) për këtë pyetje: Një planet lëviz sipas një rrethi ose të paktën sipas një orbite e cila mund të shpjegohet duke e supozuar si lëvizje rrethore. Ishte Johan Kepler që i dha fund kësaj ideje të gabuar në 1609. Ai pasi kishte analizuar të dhënat e sakta vëzhguese të Tycho Brahe, gjeti se orbitat e planeteve janë eliptike. Pikat e elipsit karakterizohen nga vetia që shuma e e distancave të tyre nga të ashtuquajtura vatra, është konstante.

Ligji i parë i Keplerit:
 
Planetet qarkullojnë rreth Diellit në orbita eliptike, në një nga vatrat e të cilave ndodhet Diellit.

Apleti i mëposhtëm demostron këtë ligj. Një planet (blu) mund të zhvendoset duke mbajtur të shtypur butonin e mausit dhe lëvizur atë, në orbitën e tij rreth Diellit (i kuq). Në të djathtë lart të listës së gelbërt ju mund të zgjidhni një nga 9 planetet ose Kometën Hallei. Për të shtuar, eshtë e mundur të shqyrtoni orbitën e një trupi imagjinar qiellor duke vendosur vlerat koresponduese në "Gjysmëboshti i madh" dhe "Jashtëqëndërsia" (ose të paktën tek njëra prej tyre). Ky progmam do të llogaris gjatësinë e boshtit të vogël, distancën më të vogël dhe distancën më të madhe të trupit qiellor nga Dielli. Këto distanca (gjatësi) janë dhënë në njesi astronomike (AU). 1 AU = 1,49597870 × 1011 m është përcaktuar si distanca mesatare ndërmjet Tokës dhe Diellit. Djathtas në fund të listës së gjelbërt, ju mund të zgjidhni orbitat eliptike, boshtet e elipsit, përkatësisht vijat lidhëse midis trup qiellor dhe vatrave F e F', që do të vizatohen.

This browser doesn't support HTML5 canvas!