Ligji i dytë i Keplerit

Në cilën pikë të orbitës së tij eliptike ndodhet një planet, në një kohë të dhënë? Më 1609, Johannes Kepler mundi t'i përgjigjej kësaj pyetje me ligjin e thjeshtë të mëposhtën:

Ligji i dytë i Kepler:
 
Në intervale kohe të bararabarta, segmenti Diell-Planet përshkon sektorë me sipërfaqe të barabartë.

Ky ligj do të demostrohet nga një simulim kompjuterik. Lartë, djathtas panelit jeshil, ndodhet një listë ku ju mund të zgjidhni një nga 9 planetet ose Kometën Hallei. Për të shtuar, eshtë e mundur të shqyrtoni orbitën e një trupi imagjinar qiellor duke vendosur vlerat koresponduese në "Gjysmëboshti i madh" dhe "Jashtëqëndërsia" (ose të paktën tek njëra prej tyre). Mos harroni të shtypni tastën "Enter". Ju mund të ndaloni dhe të filloni përsëri simulimin (demostrimin) e levizjes planetare, duke përdorur butonin "Ndal / Rifillo" ose e ngadalësoni atë duke klikuar në opsionin (kutinë) "Lëvizja e ngadaltë". Në se zgjidhni opsionin "Sektorët", apleti do t'ju tregojë dy sektorë ne sipërfaqe të barabartë dhe dy orë nga të cilat ju mund të lexoni kohën që i duhet planetit për ti kaluar këto sektorë (koha e shprehur në periodën orbitale T). Sektorët mund të lëvizen duke zvarritur butonin e mausit; të zmadhohen ose të zvogëlohen me kontrollin rrëshqitës (butoni gri në të djathtë të "Sektorët"). Vektori i shpejtësisë së planetit ose kometës, do të vizatohet në se ju zgjidhni opsionin "Vektori i shpejtësisë". Poshtë panelit jeshil programi jep informacion rreth distancës së çastit të planetit nga Dielli (në njesi astronomike; 1 AU = 1,49597870 × 1011 m) dhe shpejtësisë së çastit (në km/s).

This browser doesn't support HTML5 canvas!