Ligji i zbërthimit radioaktiv

Ligji i zbërthimit radioaktiv parashikon se si numri i bërthamave të pazbërthyera të një substance të dhënë radioaktive, zvogëlohet me kalimin e kohës. Katrorët e kuq të këtij simulimi simbolizojnë 1000 bërthamat atomike të një substance radioaktive, perioda e gjysmëzbërthimit T e të cilës është 20 sekonda. Grafiku në zonën e poshtme të apletit paraqet se sa pjesë të numrit të përgjithshëm të bërthamave janë ende të pa zbërthyera (N/N0), në një çast kohe të dhënë t, e parshikuar nga ligji i mëposhtëm:

N   =   N0 · 2−t/T

N  ... numri i bërthamave ende të pazbërthyera
N0 ... numri total i bërthamave
t  ... koha
T  ... perioda e gjysmëzbërthimit

Ju mund të filloni duke shtypur butonin "Fillo". Sapo të nisi simulimi, bërthamat radioaktivedo të fillojnë të zbërthehen (do të ndryshojnë ngjyrën nga e kuqe në të zezë). Mund të ndaloni ose të vazhdoni simulimin duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo". Në këtë çast, një pikë blu për pjesën e numrit të përgjithshëm të bërthamave që janë ende të pa zbërthyera, vizatohet në grafik. (Vini re se shpesh këto pika nuk gjenden ekzaktësisht mbi grafik!) Nëse dëshironi të ktheni gjendjen fillestare, duhet të klikoni mbi butonin "Rivendos".

Gjatë periodës së gjysmëzbërthimit T, është e mundur që një bërthamë e vetme të "mbijetojë" (të mos zbërthehet), me një propabilitet prej 50 %. Në një interval prej 2 T mundësia e bërthamës të "mbijetojë" është 25 %. Në një interval pre 3 T mundesia e "mbijeteses" ulet në 12,5 %, e kështu me rradhë.

Megjithëse, ju nuk mund të parashikoni kohën, se kur një bërthamë e caktuar do të zbërthehet, edhe nëse mundësia e zbërthimit të një bërthame, brenda sekondës së ardhme është 99 %, sërisht ekziston një mundësi tjetër, që bërthama të zbërthehet pas miliona vitesh.

This browser doesn't support HTML5 canvas!