Eksperimenti i Ligjit të dytë të Njutonit

Kjo aplet java simulon një tribometër, i cili përdoret për ekperimentimin e lëvizjes me nxitim konstant. Vagoni me masë M me anë të një filli shumë të lehtë lidhet me ngarkesën e varur m. Forca që ushtron filli i shkakton vagonit nxitimin a. Nxitimi i rënies së lirë merret 9,81 m/s².

Masa e vagonit M, vlera e masës së varur m dhe koefiçienti i fërkimit μ mund të ndryshojnë brenda kufijve të lejuara.

Për një matje duhet të rregulloni distancën e matjes (nga pozicioni fillestar deri tek pengesa e dritës LB, me saktësi 5 mm). Me shtypjen e mausit mbi buton "Fillo", nis animacioni dhe llogaritja e kohës nga ora dixhitale me saktësi 1 ms. Gjatë lëvizjes një pikë e kuqe në diagramin t-s (grafiku i varësisë së zhvendosjes nga koha), tregon për atë çast zhvendosjen e kryer. Në çastin e mbarimit të kohës, çifti i vlera do të shënohet në diagramë. Pas një klik mbi butonin "Regjistro matjen" të dhenat do të regjistrohen në listën "Matjet:". Një seri matjesh me të njejtat parametra, nuk mund të përmbajnë më shumë se 10 matje.

This browser doesn't support HTML5 canvas!

Formulat e mëposhtme:

Zbatimi i ligjit të dytë të Njutonit:

formula 1

a ... nxitimi
m ... masa e trupit të varur
g ... nxitimi i rënies së lirë
μ ... koefiçienti i fërkimit
M ... masa e vagonit

Lëvizja me nxitim konstant dhe shpejtësi fillestare 0:

formula 2

s ... zhvendosja
a ... nxitimi
t ... koha