Ligji i Ohmit

Ky aplet tregon një qark të thjeshtë që përmbam një rezistencë R. Në qark është lidhur një voltmetër në paralel me rezistencën R dhe një ampermetër në seri me R.

Ju mund të zgjidhni vlerat maksimale të tensionit dhe vlerat maksimale të rrymës që lejohen nga aparati matës duke përdorur kutitë e zgjedhura. N.q.s. shikoni mesazhin (paralajmërin) "Tejkalim maksimal", duhet të zgjidhni një shtrirje të pranueshme të matjes. Rezistenca R dhe tensioni U mund të ndyshojnë me katër butonat në të djathtë duke zmadhuar R ose zvogëluar atë, të zmadhoni ose të zvogëloni. Poshtë në të djathtë mund lexoni vlerat e marra të tensionit U dhe të rrymës I.

This browser doesn't support HTML5 canvas!
Ligji i Omit për një pjesë homogjene të qarkut:
 
Intensiteti i rrymës në përcjellësin homogjen është në përpjestim të drejtë me tensionin dhe në përpjestim të zhdrejtë me rezistencën elektrike të përcjellësit.