Qarku lëkundës (Lëkundjet e lira elektromagnetike)

Ky simulim trajton një qark lëkundës që përmban një kondensator (në qëndër) dhe një bobinë (në të djathtë). Kondensatori është i ngarkuar nga burimi (në të majtë). Pllaka e sipërme është e ngarkuar pozitivisht dhe e poshtmja negativisht. Pas klikimit mbi butonin "Fillo", çelësi do të kaloj në pozicionin tjetër dhe do të fillojnë lëkundjet. Ju mund të ndërprisni ose të vazhdoni lëkundjet duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo". Animacioni do të bëhet 100 herë ose 10 herë më i ngadaltë se lëkundjet reale, në varësi të zgjedhjes në fushën tekst. Mund të ndryshoni vlerat e kapacitetit C të kondensatorit (nga 100 μF1000 μF), induktivitetin L të bobinës (nga 1 H10 H), rezistencës R (nga 0 Ω to 1000 Ω) dhe f.e.m. të baterisë. Mund të kaloni në kushtet fillestare, nëse klikoni mbi butonin "Rivendos".

Fusha elektrike në kondensator dhe fusha magnetike në bobinë tregohen nga vijat e forcës, përkatësisht të kuqe dhe blu. Dëndësia e vijave të fushës tregon intensitetin e fushës përkatëse. Përveç kësaj, ju mund të shikoni shënjat e ngarkimit të dy pllakave të kondensatorit dhe shigjetat e kuqe, që tregojnë kahen e rrymës. Qarku lëkundës nuk do të jetë ideal nëse do ti jepni rezistencës vlera pozitive. Lëkundjet elektromagnetike do të shuhen.

Poshtë në të majtë, një orë dizhitale tregon kohën qysh në çastin e fillimit të lëkundjeve. Poshtë orës tregohet perioda e lëkundjes. Poshtë në të djathtë në varësi të zgjedhjes në panelin e kontrollit (jeshil) do të shikohet:
1. varësia e ndryshim të tensionit U (blu) dhe rrymës I (të kuqe), nga koha.
2. një diagram në formë shtylle, që përshkruan shndërrimet energjitike.

This browser doesn't support HTML5 canvas!