Rezonanca

Maja e lavjerrësit sustë (sfera e kuqe) është lëvizur mbrapa dhe përpara - p.sh. me dorë; kjo lëvizje supozohet si harmonike, e cila përshkruhet me një funksion kosinusoidal. Lëkundjet e lavjerrësit sustë, që shkaktohen në këtë mënyrë, quhen lëkundje të detyruara.

Butoni "Rivendos" e sjell lavjerësit sust në pozicionin fillestar. Ju mund të filloni duke shtypur butonin "Fillo". Mund të ndaloni ose të vazhdoni lëkundjet e sferës duke shtypur butonin "Ndal / Rifillo". Po të zgjidhni opsionin "Lëvizja e ngadaltë", lëvizja do të jetë 10 herë më e ngadaltë. Koefiçienti i elasticitetit, masa, koefiçienti i dobësimit (fërkimit) dhe shpejtësia këndore e lëkundjeve të detyruara mund të ndyshohen brenda kufijve të lejuara. Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni njërin prej tre grafiqeve:

This browser doesn't support HTML5 canvas!

Në tërësi ju mund të shikoni tre tipe të ndryshme sjelljesh:

N.q.s. frekuenca e lëkundjeve të ngacmuesit është shumë e vogël (kjo do të thotë se sfera e kuqe është lëvizur shumë ngadalë), lavjerësi do të lëkundet afërsisht në mënyrë sinkrone me ngacmuesin dhe afërsisht me të njejtën amplitudë.

Nëse frekuenca rrethore e lëkundjeve të detyruara të ngacmuesit ω, i afrohet frekuencën rrethore të lëkundjeve vetjake të lavjerrësit ω0, do të kemi dukurinë e zmadhimit të theksuar të amplitudës të lëkundjeve të lavjerrësit (Rezonancë).

N.q.s. frekuenca e ngacmuesit është shumë e lartë, rezonatori do të lëkundet me një amplitudë shumë të vogël dhe afërsisht me fazë të kundërt.

Nëse koefiçienti i dobësimit (fërkimit), është shumë i vogël, gjendja kalimtare do të jetë e rëndësishme. Ju duhet të prisni për pak kohë në këtë rast, të vini re tipet e reagimeve të përmendur.