Valët e qëndrueshme gjatësore

Ky aplet demostron harmonikat e ajrit në një tub si shëmbull i valëve të qëndrueshme gjatësore. Ai ilustron lëvizjen lëkundëse të molekulave në ajër. (Në të vërtetë grimcat lëvizin në distanca shumë më të shkurtra dhe lëvizja është shumë e shpejtë). Nyjet, d.m.th. vendet ku molekulat nuk lëvizin shënohen me "N". "A" nënkupton një bark, d.m.th. vendet ku grimcat lëkunden me amplitudë maksimale. Vini re se në anën (skajin) e hapur të tubit, kemi gjithmonë një bark; ndërsa në anën e mbyllur të tubit, kemi gjithmonë një nyje!

Ju mund të zgjidhni formën e tubit duke përdorur butonat përkatëse: "të dyja anët e hapura", "njëra anë e hapur" dhe "të dyja anët e mbyllura". Është e mundur të ndryshoni për një harmonikë tjerër duke shtypur respektivisht, butonin "Më e ulët", për të ulur frekuencën dhe butoni "Më e lart", për të rritur frekuencën. Apleti tregon ngritjen e harmonikave deri në harmonikën e pestë më të lartë.

Nëse ju shkruani një vlerë të re për gjatësinë e tubit në kutinë e fushës së teksit dhe shtypni tastën "Enter", apleti do të llogarisi gjatësine e valës λ dhe frekuencën. Shpejtësia e zërit do të merret 343,5 m/s, që i përket temperaturës 20°C. Ndikimi i diametrit të gypit nuk merret parasysh.

This browser doesn't support HTML5 canvas!